E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, eksploziv një banese tek zona e "21 Dhjetorit", s`ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm në orët e para të mëngjesit ka tronditur banorët e një pallati në zonën e "21 Dhjetorit" në kryeqytet.
 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kongresi i Lushnjes" ku një sasi lënde eksplozive është vendosur në derën e banesës së Gani Qatipit, në katin e 6-të të një pallati, në rrethana ende të panjohura.
 

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz por dëme të konsiderueshme në pallat.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motive të ngjarjes.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›