SHBA shton trupat ushtarake në Haiti
Ushtria amerikane ka shtuar praninë e vet në Haiti, një javë pas tërmetit vdekjeprurës në atë vend, ndërsa Kombet e Bashkuara ranë dakord se edhe ato do të dërgojnë trupa shtesë, për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe të për pjekje të shpëtimit.
Helikopterët amerikanë zbritën në oborrin e pallatit presidencial të shkatërruar në kryeqytetin Port au Prince, për dislokimin e trupave dhe të ndihmave. Një grup ushtarësh erdhën për të siguruar spitalin kryesor të vendit, ku ekipi i mjekëve janë të mbingarkuar me punë për shkak të numrit të madh të të plagosurve.
Po ashtu, ushtria amerikane ka filluar të hedhë nga ajri për herë të parë ushqime dhe ujë për të mbijetuarit e tërmetit në Haiti në përpjekje për të përballuar dyndjet në aeroport dhe pengesat e tjera për shpërndarjen e ndihmave.
Një aeroplan amerikan hodhi më shumë se 14 mijë paketa të gatshme ushqimore dhe 15 mijë shishe uji në veri të kryeqytetit Porto Princ.