Gay: Krijimi i FSK-së ambicioz
Prishtinë -Formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është një projekt ambicioz, për realizimin e të cilit nevojitet bashkëpunimi i të gjitha palëve-ka deklaruar në Prishtinë, komandanti i KFOR-it, gjeneral koloneli Giuseppe Emilio Gay. "Duke marrë parasysh detyrat që i janë besuar FSK-së, të gjitha bashkësitë etnike do të duhej të ndjejnë obligim moral që t'i angazhojnë të rinjtë më të mirë nga radhët e veta, dhe kështu të kontribuojnë për një të ardhme të tyre më të mirë"-theksoi komandanti i NATO-s.
Gay gjithashtu ka thënë se në vitin 2009 KFOR-i do vazhdojë të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, me institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare "që të përkrahë zhvillimin e një Kosove të qetë, stabile, demokratike dhe shumetnike".
"KFOR është i gatshëm të përkrahë çfarë do projekti që do të nxiste pajtueshmëri dhe bashkëpunim mes banorëve të Kosovës. Kërkojmë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të na bashkëngjiten në këtë përpjekje të harmonizuar për përkrahje të Institucioneve të Kosovës"-tha gjithashtu Gay.