Jeremiç në OKB, do kundërshtojë krijimin e FSK-së
Beograd - Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç do të niset sot në Nju Jork, ku pritet të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon. Temë i bisedimeve, do të jetë implementimi i planit gjashtë pikësh dhe formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Jeremiç deklaroi para nisjes, se do të diskutonte me Moon, për zhvillimet siç i ka vlerësuar ai “jashtëzakonisht shqetësues të ngjarjeve në Kosovë”.
Jeremiç e ka cilësuar FSK-në si “formacion paraushtarak”, ndërsa formimi i kësaj force – sipas tij - paraqet “shkeljen flagrante të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”. Ministri Jeremiç gjithashtu tha se gjatë vizitës do të konsultohet me vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit për mbajtjen e mbledhjes, ku do të diskutohet raporti i radhës i bashkësisë ndërkombëtare për gjendjen në Kosovës.
Diplomacia serbe u ka dërguar letra 80 vendeve të botës, ku kërkon nga ato të japin mendimin e tyre për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe atë mendim të dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Letrat janë dërguar kryesisht shteteve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ose që kanë qenë neutrale ndaj statusit të saj.