E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërnava: Në Kosovë, nuk ka konflikte me bazë fetare

Prishtinë -Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava mbrëmjen e së mërkurës ka pritur Raportuesen Speciale të Kombeve të Bashkuara për liritë fetare Asma Jahangir, e cila në kuadër të një vizite që po i bënë rajonin të Ballkanit po qëndron edhe në Kosovë, në një mision faktmbledhës për shkallën e respektimin të lirisë së fesë. Në takim me Myftiun, znj. Asma Jahangir u interesua për gjendjen në Bashkësinë Islame të Kosovës, për vizionin dhe objektivat e saj, për bashkëpunimin me bashkësitë tjera fetar si dhe për fushën e shprehjes dhe predikimit të lirë të fesë e besimit në Kosovë.

Myftiu Tërnava në bisedë me zonjën Jahangir u shpreh se “Ne si popull u takojmë tri besimeve: islam, ortodoks dhe katolik, mirëpo e them me krenari që historia jonë nuk njeh ndonjë konflikt a ngatërresë me bazë fetare. Ne si popull, po edhe të tri bashkësitë tona prej kohësh kemi kultivuar tolerancën, harmoninë e mirëkuptim ndërfetar”, ka theksuar Myftiu Tërnava. Të njëjtën qasje e kemi edhe ndaj popujve tjerë pavarësisht çfarë besimi kanë ata, ka shtuar Myftiu Tërnava. Duku folur për bashkëpunimin me bashkësitë tjera fetare, Myftiu Tërnava tha se “Përderisa me Kishën Katolike kemi bashkëpunim e marrëdhënie shumë të mira, me gjithë angazhimin tonë po edhe të Kishës Katolike të Kosovës dhe të faktorit ndërkombëtar që është i pranishëm në Kosovës, një gjë të tillë nuk e kemi me Kishën Ortodokse Serbe. Kjo për faktin se Kisha Ortodokse Serbe nuk e njeh realitetin e ri në Kosovë.

Megjithatë ne kemi grupin ndërfetar që nga 1997, i cili është angazhuar që të jap kontributin e tij në relaksim e marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnik e, por gjithherë kemi hasur në refuzimin e Kishës Serbe. Ndërsa duke folur për pozitën e bashkësive fetare Myftiu Tërnava tha se “Edhe 10 vjet pas luftës bashkësitë fetare nuk e kanë të rregulluar me ligj statusin juridik, gjë që është një hendikep i madh për ne”.

Myftiu Tërnava foli edhe për shkeljen e të drejtave elementare të njeriut që u bëhen besimtarëve në sektorin publik, në procesin e arsimit të mesëm dhe atë të punësimit, njofton Zyra për informim pranë Bashkësisë Islame të Kosovës. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›