Berluskoni: Popullariteti ndaj meje nuk ka rënë
Romë - Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, shprehet i bindur se popullariteti i tij në Itali nuk ka rënë edhe pas divorcit me Veronika Larion. Deklarata e kreut të ekzekutivit italian erdhi gjatë një interviste për kanalin televiziv “France 2”.
"Jo, nuk ka rënë popullariteti im. Sondazhet e fundit tregojnë një rritje sa i përket popullaritetit. I kam përballuar me një lloj klasi akuzat e bashkëshortes time", i përgjigjet Berluskoni gazetarëve francez.
Ai deklaron se me 75 për qindëshin e admirimit të italianëve nuk ndjehet aspak keq. Ndërkohë, “Kavalieri” deklaron se divorci është diçka e dhimbshme, dhe se duhet të jetë një çështje private.