Kosovë, vdes e dyshuara me gripin e derrave
Prishtinë -Një shtetase nga Kosova ka vdekur në urgjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ajo dyshohet se ishte e prekur nga gripi i derrave, i njohur i H5N1. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Ekspres. Pacientja, një 27-vjeçare nga Stublla e Vitisë, thuhet se para një jave kishte ardhur nga Zvicra në vendlindjen e saj në Kosovë.
Gazetari i Express-it raporton se Emergjenca e QKU-së, ku ishte shtruar fillimisht pacientja me simptome të gripit, është e mbyllur për pacientë të rinj. Ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe forcat e sigurisë, të cilët mbajnë maska mbrojtëse.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, konfirmoi se pacientja e dyshuar është pranuar mbrëmë në njësinë emergjente të QKUK-së, me probleme me zemër dhe mushkëri, të cilat sipas tij janë simptomat karakteristike të këtij gripi. Sipas zyrtarëve të Institutit të Shëndetit Publik, analizat e para pritet të përfundojnë rreth orës 16:00. I gjithë personeli i QKUK-së, është mobilizuar për tu përballur me rastet eventuale të dyshuara me gripin e derrave.