Sllovenia deklaratë në Hagë pro Kosovës
Lubjanë -Sllovenia ka dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, një deklaratë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovene tha për mediat vendase se Sllovenia ka vepruar kështu në harmoni me vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Dokumenti i zgjeruar ku Sllovenia mbron pavarësinë e Kosovë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do ti dërgohet gjatë verës, njofton shtypi slloven.