Ternava Vrasja ne Frankfurt - krim makaber ndaj ushtareve te pafajshem
Ne Kosove nje nume i madh qytetaresh por edhe personalitetesh politike e fetare kane vazhduar te nenshkruhen ne librin e ngushellimeve te hapur ne ambasaden amerikane ne nderim te ushtareve amerikane te vrare ne incidentin e se merkures ne Gjermani. Te gjithe ata e kane denuar ashper kete ngjarje. Kryetari i Bashkesise Islame te Kosoves myftiu Naim Ternava tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se veprimet e tilla nuk kane asgje te perbashket me traditen e shqiptareve dhe as me parimet fetare. Ne intervisten dhene korrespondentit tone ne Prishtine Besim Abazi myftiu Ternava ka terhequr vemendjen edhe ne shkallen e larte te tolerances fetare ne vend duke e cmuar ate si pasurine me te madhe te shqiptareve.
Zeri i Amerikes Zoti Ternava ngjarja e para dy diteve ne Gjermani ka nxitur shume reagime ne bote por edhe ne Kosove. fare jane pasojat e kesaj ngjarjeje sipas pikepamjes suaj
Naim Ternava Se pari me lejoni qe ne emer te Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves dy familjeve qe humben me te dashurit e tyre popullit amerikan qeverise amerikane tu shpreh ngushellimet tona te sinqerta duke pasur gjithhere ne dije se marrja apo shuarja e jetes nuk eshte e drejte e askujt. Ajo eshte nje e drejte qe i madhi Zot e ka lene ne kompetencen e tij. Ndaj edhe kjo ngjarje e cila ndodhi ne Franfurt te Gjermanise ku humben jeten dy ushtare amerikan dhe u plagosen dy te tjere nga nje shtetas gjerman me prejardhje nga Kosova sigurisht qe opinionin e gjere ne Kosove por edhe ate boteror e tronditi. Ne vecanti neve duke pasur parasysh se humben jeten dy veta dhe u plagosen dy te tjere prej nje vendi mik i cili na ndihmoi teper shume qe ne sot jemi ketu ku jemi qe te arrijme aspiratat deshirat tona dhe Kosova te jete sot shtet sovran dhe i pavarur. Ndaj kjo dhembje eshte e dyfishuar apo e shumefishuar ne raport me dhembjen qe mund ta kete nje komb ndaj kombit tjeter. Sigurisht qe feja islame ne vazhdimesi therret ne paqe ne afrimin e njerezve ne mes vete ne respektimin e besimeve ne mes vete dhe asgje nuk ka te perbashket me radikalizmin me fundamentalizmin me terrorizmin dhe se keto vepra te cilat dikush mendon se eshte duke i kryer i shtyre apo i motivuar nga mesimet islame ai thelbesisht nuk e ka kuptuar fjalen e Zotit fjalen e Pejgamberit A.S. nuk ka kuptuar parimet islame ngase eshte mekati me i madh ne fene islame shuarja e jetes se tjetrit. Andaj edhe ne si Bashkesi Islame e kemi gjykuar kete akt dhe e kemi vleresuar si nje krim makaber qe ndodhi ndaj ushtareve te pafajshem te nje shteti mik te shqiptareve.
Zeri i Amerikes A i demton marredheniet e Kosoves me Shtetet e Bashkuara nje ngjarje e tille
Naim Ternava Besoj qe dy popujt kane fuqi aq te madhe sa qe edhe kete ngjarje ta tejkalojne duke pasur parasysh miqesine e kamotshme mes nesh dhe duke pasur parasysh se kjo ka ndodhur pa dashjen e shqiptareve. Ne kete menyre besoj qe e kane kuptuar dhe ne kete menyre e trajton edhe populli amerikan edhe qeveria amerikane. Dhe sa une kam percjelle te gjitha po shkojne ne kete drejtim. Andaj besoj qe kjo nuk do te ndikoje ne marredheniet tona mirepo ne si popull duhet bere me shume ne kete drejtim. Mua me gezon fakti si Myfti i Republikes se Kosoves qe tash e 12 vjet ne Kosoven tone nuk kemi pasur asnje ekses ne raport me ushtaret qe vijne nga vende te ndryshme te botes edhe nga SHBA-te e as me personelin tjeter teknik qe ka punuar dhe punon ne Kosove tash e 12 vjet pas luftes. Dhe kjo eshte dic qe i bene me dije opinionit mbare boteror se shqiptaret jane nje popull i cili din te vleresoje miqte dhe ndihmen e ofruar ne kohen me te veshtire te historise se tij.
Zeri i Amerikes A ka rrezik nga elementet e skajshme islamike ne Kosove
Naim Ternava Une keto veprime nuk kisha me i quajtur islamike. Keto nuk jane islame. Keto jane veprime qe dalin nga njerez qe mund ti takojne nje besimi apo tjetrit. Dhe assesi pavaresisht cilit besim i takon ato nuk jane fetare. Nuk jane islame nuk jane katolike te krishtere nuk jane ortodokse. Ato jane te individeve te cilet mund te thirren ne besim dhe kinse ne emer te asaj bejne dicka per Zotin. Ne realitet keto nuk kane te bejne me fe. Te vrasesh njerez te pafajshem absolutisht kjo nuk ka te beje me fe dhe me parimet fetare asnjehere.
Zeri i Amerikes Por atehere cilat jane shkaqet qe nxisin veprime te skajshme kur sic thoni edhe ju veprimet e tilla bien ndesh edhe me besimin
Naim Ternava Sigurisht une them se aty eshte mosdija se pari injoranca jo koncept i drejte ne raport me parimet e fese dhe sigurisht qe mund te jene te shtyre edhe nga individe dhe shoqata qe gjenden anekend botes dhe te cilat kane qellime edhe terroriste kane qellime dhe radikaliste te cilat kane qellime te nxisin njerezit ne marredhenie te liga dhe te keqija mes vete. Andaj une therras edhe nga ky vend edhe njehere tere popullaten shqiptare brenda trojeve tona etnike dhe mergaten tone qe ne ti kthehemi vijes institucionale qysh e kemi pasur deri tash te ndjekim parimet tona fetare qe i kemi tash e 600 vjet ketu ne Kosove. Flas per ato islame. Dhe te mos lejojme edhe nese ka tentativa dhe si po shihet mund te kete tentativa ta radikalizmit apo te mos tolerances ne mesin e besimeve dhe ne mesin e shqiptareve pergjithesisht mirepo edhe raport edhe me te tjeret qe nuk jane shqiptare. Ne duhet ne kete drejtim te japim nje kontribut edhe me te madh. Sigurisht qe ketu duhet te kete rol edhe me te madh pra edhe vet Bashkesia Islame e Republikes se Kosoves ne qartesimin ne shpjegimin edhe me te madh te fese islame. Ketu duhet ti jepet mundesia Bashkesise Islame te Kosoves qe ajo te kete hapesire me te madhe ne shtjellimin e ceshtjeve qe kane te bejne me individin familjen dhe shoqerine mbare dhe te mos lejojme qe te rinjte tane te na i edukoje rruga apo te na i edukojne disa njerez individe apo edhe shoqata te cilat nuk e kane qellimin e mire. Dhe ketu duhet te jete shume me sycele edhe qeveria dhe te gjitha institucionet e Republikes se Kosoves.
Zeri i Amerikes E permendet tolerancen fetare te cilen edhe ju disa here ne paraqitjet tuaja publike e keni vecuar si nje prej vlerave te medha qe i ka Kosova. A po ruhet kjo
Naim Ternava Sigurisht qe nje prej vlerave qe ka pasur e ka dhe sigurisht do ta kete edhe ne te ardhmen kombi yne eshte toleranca nderfetare. Une e kam thene publikisht dhe boterisht se ky eshte rast unikat ne bote qe te jete kjo tolerance nderfetare sikur qe eshte tek shqiptaret. Nuk e kemi te asnje komb ne mbare boten. Andaj ne me kete krenohemi dhe eshte nje pasuri te cilen duhet ta ruajme dhe ate pasuri te mundohemi tua percjellim edhe kombeve te tjera me te medhenj se ne shqiptaret te cilet kane edhe nje zhvillim edhe me te madh edhe ekonomik teknologjik e arsimor se Kosova sepse kjo eshte begati mbi begatite qe posedojne kombet tjera.