E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuniteti shqiptar ne SHBA denon vrasjen e ushtareve amerikane ne Frankfurt

Vrasja e ushtareve amerikane ne Frankfurt te Gjermanise eshte percjelle me pikellim edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

Komuniteti Mysliman Shqiptar ne Amerike dhe Kanada shpreh tronditje te thelle lidhur me incidentin.

Permes nje deklarate per opinion ky komunitet denon cdo akt terrorist pavaresisht nga autori i sulmit qellimi dhe motivi.

Nderkaq Federata Panshqiptare Vatra percjell permes nje deklarate dhimbjen tronditese per viktimat e sulmit. Pjesetaret e Shoqates pershendesin reagimin kolektiv nga Kosova ne denimin e ketij akti.

Komuniteti Shqiptar ne Ameriken e Veriut thekson mbeshtetjen e forte per Shtetet e Bashkuara dhe besimin qe nje akt i tille nuk do te ndikoje ne marredheniet miqesore te Kosoves me shtetin dhe popullin amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›