Pezullim 2 ndeshje për zv/trajnerin e Laçit
Disiplina
Zëvendëstrajneri i Laçit, Kastriot Rama, ka qenë një nga “viktimat” e Komisionit të Disiplinës, i cili u mblodh dje në ambientet e FSHF-së për të analizuar të gjitha parregullsitë e vrenjtura në javën më të fundit futbollistike të kampionatit shqiptar. Rama kishte ofenduar zyrtarët e FSHF-së, dhe për këtë arsye do të duhet t’i nënshtrohet një vendimi jo të lehtë. Atij do t’i duhet të heqë dorë përkohësisht nga stoli i skuadrës, përkrah trajnerit Stavri Nica, pasi është pezulluar për dy ndeshjet e radhës dhe do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 25.000 lekësh të reja. Ndërkohë që vendimet e tjera të Disiplinës janë për kategoritë inferiore, ku spikat gjobitja me 100.000 lekë të reja e klubit të Burrelit për hedhjen e fishekzjarrëve në ndeshjen e fundit të luajtur në shtëpi.
#