Leonardo: Një surprizë për Mançesterin
Nga “Olimpiko” në Old Traford për të kultivuar një ëndërr. Në shtëpinë e Milanit besojnë dhe mbi të gjitha Leonardo ngre nivelin e përqendrimit përballë një sfidë thuajse të pamundur ndaj Mançester Junajtid: “Parandjenja ime është e mirë. Skuadra është mirë dhe e demonstroi kundër Romës. Kurrë nuk ia ka dalë kush të fitojë me dy gola diferencë në shtëpinë e tyre. Prandaj mendoj se mund të realizojmë diçka historike”. Beson mbi të gjitha Andrea Pirlo, protagonisti i sfidës me Romës dhe i ambientuar me ndeshjet e mëdha: “Ishte një ndeshje që mund ta fitonim, për fat të keq humbëm dy pikë, sepse luajtëm mirë, ndaj na vjen keq që nuk fituam. Nuk mundëm të shënonim. Duhej të rrezikonim diçka më shumë me Huntelaar dhe e bëmë, një eksperiment i mirë. Tani mendojmë për ndeshjen me Mançesterin. Duhet t’i provojmë të gjithë mënyrat”. Kjo ndeshje ishte një rast i humbur për trajnerin Leonardo, i cili fillon të mendojë për Mançesterin. “Në zgjedhjet taktike, vazhdon më tej tekniku, do të ndikojë forma e secilit lojtar. Unë jam shumë i qartë për këtë grup futbollistësh. Menjëherë pas humbjes me Mançesterin ka pasur një reagim të madh. Besojmë vërtet, nuk është vetëm një mënyrë të thëni. E dimë se duhet të fitojmë me një rezultat të rëndësishëm, por i kemi mundësitë ta bëjmë. Për formacionin do të mendoj, por do të provojmë vërtet”. Tashmë duket e mbyllur paranteza për titull në Seria A. Milani ka kthyer sytë nga sfida me Mançesterin të mërkurën në Champions League. Në “Old Trafford” kuqezinjtë duhet të bëjnë surprizën: niset nga 3-2 për “Red Devils”-at që nga gara e “San Siros”. Prandaj duhet një fitore me dy gola diferencë. Leonardo beson, duhet të luajmë siç dimë ta bëjmë. është një mundësi e mrekullueshme”. Por në Angli duhet edhe Pato. Forma e brazilianit do të rrëmbejë në këto dy ditë edhe vëmendjen e stafit milanist. Zyrtarisht, rikuperimi i tij është i mundshëm. Por në praktikë, vetëm orët e ardhshme mund të qartësojnë situatën. Pato nuk stërvitet prej një jave dhe sigurisht nuk do të jetë në formë të mirë. Prandaj kuptohet edhe se sa e vështirë do të jetë të hedhësh në fushë një lojtar që nuk është në formën më të mirë në një ndeshje që nuk duhet të humbet. Dje, dukej se Leonardo ka provuar kundër Romës një Milan me dy sulmues të vërtetë, me synimin për të përsëritur eksperimentin në “Old Traford”. Atje ku llogaritë nuk vlejnë dhe shënimi i dy golave më shumë se Mançesteri janë një domosdoshmëri. Një domosdoshmëri, por edhe një iniciativë e komplikuar. Për më tepër, sepse Junajtid është në një formë të mirë dhe moralisht shumë lart pas fitores të së shtunës, që i dha vendin e parë në Premier League (çelsi ka bërë pushim). Pranda Ferguson, ndryshe nga Leonardo, ka mund të bëjë turnover, duke lënë pushim disa nga futbollistët e tij të më të mirë. Kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë. Por as edhe e pamundur, sepse Milani, edhe pse ka humbur, në ndeshjen e parë ka treguar se mund të përballojë Mançesterin. Të mërkurën sezoni kuqezi do gjendet në udhëkryq. Më pas do të bëhen llogaritë e para.
#