Basket, Kobi Brajant 23 mijë pikë në NBA
Triumfojnë Lejkërsat, ndërkohë që Kobi Brajant vazhdon të thyejë në mënyrë të njëpasnjëshme rekordet e basketbollit amerikan. Skuadra e tij mundi me rezultatin 105-98 Oklahoma Sitin. Me pikët e shënuara në këtë ndeshje, Kobi Brajant, ylli i Lejkërsave, është shndërruar në basketbollistin më të ri në historinë e NBA-it që arrin të kalojë barrierën e 23 mijë pikëve në karrierë. Brajant, 30 vjeç e 171 ditë, e ka realizuar këtë rekord me një tripletë, duke thyer rekordin historik të Uilt Çamberlein.