E Diel, 1 Nëntor 2026

Territori kaotik i Tiranes menaxhimi i tij nga Bashkia nje deshtim i madh

Menaxhimi territorial i Tiranës, në dhjetë vitet e fundit, konsiderohet nga specialistët e territorit si një dështim i madh.

Kjo, pasi gjatë gjithë zhvillimit të territorit, kanë munguar projektet në letër, duke u eksperimentuar direkt në terren.

Sipas specialistëve të territorit, mungesa e planeve urbanistike dhe neglizhenca ndaj interesit publik, ka çuar në ndërtime pa fund betoni.

Të gjithë këtyre projekteve i shtohet edhe qendra e Tiranës, për të cilin nuk ka asnjë parashikim profesional se kur mund të finalizohet.

Projekti i zhvillimit territorial të Tiranës konsiderohet nga profesionistët e arkitekturës si një dështim total.

Flamur Kuçi, specialist i menaxhimit të territorit, deklaron se ky projekt nuk ka konsideruar në asnjë moment nevojat e qytetarëve.

Sipas zotit Kuçi, Bashkia e Tiranës, prej disa vitesh ka neglizhuar interesin publik.

Një tjetër projekt që lë për të dëshiruar është edhe ai më I afërt në kohë: Qendra e Tiranës.

Kjo zonë është kthyer në një problem si për ndotjen e ambientit ashtu edhe për trafikun.

Sipas ekspertit të territorit, Bashkia e Tiranës ka keqmenaxhuar fondet e arritura nga qeveria, duke mos mundësuar zhvillimin e një procesi normal punimesh.

Punimet në sheshin “Skënderbej” kanë nisur që prej disa muajsh.

Projekti i qendrës së Tiranës është mbështetur nga shteti i Kuvajtit dhe kap vlerën e 4.3 milionë eurove.

Ky fond është negociuar nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›