INSTAT: Në mars inflacioni 4.3%, u rrit cmimi i karburantit
TIRANE-Krahasuar me një vit më parë kostoja e jetesës për shqiptarët paraqitet më e shtrenjtë. Inflacioni në muajin Mars te ketij viti shënoi plot 4.3 %, ku rritja më e madhe u shënua në tregun e karburanteve.
INSTAT bëri të ditur sot se vlera e inflacionit të shënuar u mat mbi objektivat e Bankës së Shqipërisë.
“Cmimet e konsumit në muajin mars shënuan një ulje me 0.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi i indeksit të mallrave të konsumit është 4.3%, kur një vit më parë ky ndryshim ishte 4.1 përqind”, shprehet INSTAT ne nje komunikim me shtypin.
Sipas të dhënave nga INSTAT, karburantet si nafta dhe benzina u rritën përkatësisht me 4.2% dhe 3.7%. Rritje të ndjeshme të cmimeve pësuan dhe ilacet me si dhe qeratë e banesave.
“Gjatë muajit mars cmimet e disa nëngrupeve pësuan rritje duke vecuar nëngrupet, bukë dhe drithëra me 1.2 %, fruta me 4.5%, peshk me 0.6 përqind, indeksi i pijeve alkoolike dhe duhan ka shënuar rritje prej 0.1 përqind si dhe grupet lëndë djegëse, energji, 0.6 dhe qeratë një rritje me 0.6 %. Po kështu
cmimet medikamenteve mjekëosre u rritën me 0.4%.” .
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: INSTAT: Inflacioni ne muajin Mars 4.3%