Dita e Minoritetit Rom njohja e te drejtave nder prioritetet e qeverise
8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, është shoqëruar me një sërë aktivitetesh për këtë komunitet.
Në këtë ditë, kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi, në një takim me përfaqësues të këtij komuniteti, theksoi se problemet dhe integrimi i komunitetit rom ka qenë në qendër të vëmendjes së institucioneve qeveritare.
Gjithashtu, në këtë ditë një përshëndetje ka ardhur dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Punës, të cilët siguruan se vëmendja dhe përkujdesi i qeverisë shqiptare, për këtë komunitet, njohjen dhe promovimin e vlerave të tij ka qenë dhe mbetet një nga prioritet dhe objektivat e saj.
Përfaqësuesit e komunitetit rom, pjesëmarrës në aktivitet, vlerësuan se aktivitete të tilla janë të domosdoshme pasi ndikojnë në procesin e integrimit të njohjes dhe realizmit të të drejtave të këtij komuniteti.
Ngjarje kulturore dhe artistike, nëpërmjet muzikës dhe zërave të artistëve rom, punimeve artizanale, do t’i bëhet jehonë traditave dhe identitetit rom, shpirtit te lirë të këtij komuniteti.