E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha inaguron aksin Belsh- Kosovë Rruga e PS,asgjëkundi

ELBASAN- Nga zona e Dumresë ku ka përuruar përfundimin e punimeve të aksit rrugor Belsh-Fierzë-Kosovë, kryeministri Berisha ka sulmuar opozitën duke deklaruar se rruga e vetme e ofruar prej saj është rruga e asgjëkundit

“E keni të qartë se cila ishte rruga e vetme. Ishte rruga e partisë e cila katandisi këtë popull në mjerimin më të thellë, në izolimin më të madh. Për cdo shqiptar është rruga pa kthim. Rruga e asgjëkundit”- ka thënë kryeministri duke premtuar investime më të mëdha në zonën e Dumresë në katër vitet e ardhshme të cilat synojnë përmirësimin e jetës së banorëve të zonës, duke “mos i braktisur kurrë”.

Ai e quajti investimin si shumë të rëndësishëm, pasi rruga lidh Elbasanin me Fierin,duke i shërbyer 25 mijë banorëve të zonës.
Aksi rrugor është me një gjatësi 18 km dhe investim me vlerë 353 milionë lekë.

“Sic kemi ndërtuar këtë rrugë, do ndërtojmë cdo rrugë të fshatrave tuaj. Alternativa jonë është alternativa e interesave, e halleve dhe vizionit tuaj.”- tha Berisha në fjalën e tij.
(s.g/Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha në Dumre: Më shumë investime në mandartin e ardhshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›