Romet kunder Peleshit Nuk ka plotesuar asnje premtim ne vite ndaj nesh
Komuniteti rom në Korçë në ditën ndërkombëtare për të drejtat e tij kanë zgjedhur të protestojnë para bashkisë.
Ata kanë akuzuar kreun aktual, Niko Peleshi, se gjatë katër viteve të mandatit nuk ka plotësuar asnjë premtim për punësimin dhe strehimin e këtij komuniteti madje ka refuzuar të dëgjojë kërkesat e tyre.
Kështu, një përfaqësi nga dega e shoqatës së romëve në qytetin e Korçës, ka akuzuar kreun aktual të bashkisë Niko Peleshi se gjatë katër viteve të mandatit , jo vetëm nuk ka plotësuar asnjë premtim për punësimin dhe strehimin e këtij komuniteti, por madje ka refuzuar të dëgjojë edhe kërkesat e tyre për mungesën e investimeve në zonat ku jetojnë.
Kreu i kësaj shoqate, Avni Kallo, u shpreh se në ditën ndërkombëtare për të drejtat e këtij komuniteti, ata kanë zgjedhur protestën, pasi kreu aktual i bashkisë nuk ka mbajtur premtimet që i ka dhënë këtij komuniteti para katër viteve, madje sipas Kallos, ky lloj komuniteti është diskriminuar në mënyrë permanente nga ana e këtij institucioni.
Ai ka bërë thirrje për më tepër kujdes dhe vëmendje ndaj këtyre shtresave , që para së gjithash janë shtresa që kanë nevoja për mbrojtje sociale.
Në këtë protestë kanë shpallur kërkesat e tyre edhe shumë pjesëtarë të këtij komuniteti, që sipas tyre gjatë katër viteve nuk është ndier dora e bashkisë në zonën ku ata jetojnë, madje nuk janë marrë në konsideratë edhe kërkesat e tyre për strehim.