Shëndetësia, Berisha: Duhet mekanizëm i ri financiar
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha mori pjese sot në në konferencën e organizuar nga USAID ku u prezantua projekti "Në mbështetje të reformës në shëndetësi".
Kreu i qeverise kërkoi që reforma në shëndetësi të bëhet përmes një debati të gjerë me stafin mjekësor, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e instalimit sa më shpejt të mekanizmit të ri financiar në këtë sektor. Për cdo reformë tha Berisha, primare është lufta kundër korrupsionit.
“Ka një rëndësi jetike të instalojmë sa më shpejt mekanizmin e ri financiar, të zhvillojmë sa më shpejt kapacitetet menaxheriale dhe ju garantoj që në themel të të gjithë përpjekjes sonë për sukses qëndron dhe duhet të qëndrojë lufta kundër korrupsionit. Kjo është vendimtare. Në rast se do që asnjë reformë, në çdo fushë të mos mbete në letër duhet luftuar korrupsioni. Dhe në këtë drejtim ka një progres real. Dy studime dëshmojnë se pas vendosjes së çmimeve të referencës dhe disa praktikave të tjera ka një rënie të ndjeshme. Por çdo gjë që paguhet dhe Kushtetuta e ligji parashikon ndryshe është dhunim i rëndë e serioz i të drejtave të qytetarit”.
Në këtë drejtim, ai siguroi se qeveria do të rrisë në mënyrë të pandërprerë fondet për sektorin publik, ndërsa shpalli si prioritet luftën kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë.
Berisha theksoi se ka një fuqizim të sektorit privat në shëndetësi, ku vetëm në 8 muajt e fundit janë investuar rreth 110 milionë euro. Sipas tij, sektori privat jo vetëm që ka ofruar shërbimet që mungojnë, por edhe ka nxitur garën me sektorin publik. Për luftën kundër korrupsionit, Berisha tha se ë këtë drejtim kërkoi ndihmën e USAID-it për të rritur transparencën në sektorin e shëndetësisë.
"Duhet të bëjmë gjithçka që shërbimet tona të jenë më të mirat dhe kjo duhet të bëhet në bashkëpunim dhe partneritet me sektorin privat, që ka hapur një faqe të re në sistemin shëndetësor shqiptar", tha Berisha, duke theksuar ambicien e qeverisë për një sistem shëndetësor eficent, të reformuar dhe të niveleve europiane.
Berisha në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se "menaxhimi është kushti themelor për suksesin e reformës në këtë sektor".
“Nuk ka sukses të vërtetë pa menaxhim. Ky sistem, se sistemi tjetër ishte falimentim, kusht vendimtar për suksesin ka menaxhimin. Mirëpo hapësira e koncepti menaxherial nuk ka arritur në përmasat e dimensionet që duhet të jetë. Ne duhet ta zhvillojmë atë me shpejtësi. Problemi është se fuqitë tona, kapacitet tona menaxheriale nuk janë dhe me keqardhje e them këtë 50 përqind e kapaciteteve menaxheriale të vendeve të zhvilluara anëtare të BE-së, ç’ka e bën pak eficent këtë buxhet”.
Sipas Berishës ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përpjekja shqiptare për zhvillimin e zgjerimin e kapaciteteve menaxheriale janë kusht vendimtar për suksesin e reformës në shëndetësi.
(d.b/BalkanWeb)