E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dehet me raki dhe flijohet cobani

Gjirokaster- Dehet me raki dhe i jep fund jetes me varje ne litar, ne kasollen e bagetive. Fund tragjik per nje coban nga Kucova qe jetonte dhe punonte prej tre vitesh ne fshatin Grapsh te komunes Dropull i Poshtem ne Gjirokaster. Trupi i pajete i 41-vjecarit Arben Demaj, eshte gjetur nga bashkeshortja e tij, e cila teksa i conte buken ne ambientet ku qendronte, konstatoi edhe ngjarjen. Salla operative eshte njoftuar rreth ores 09:30 te mengjesit te djeshem.
Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e Policise se Komisariatit te Policise Gjirokaster dhe nje grup hetimor qe keqyri vendngjarjen dhe nisi hetimet. Burime zyrtare thane se i ndjeri, Arben Demaj, me banim te perkohshem ne Grapsh, eshte vetevarur ne kasollen e bagetive, e cila ndodhet para shtepise ku banonte me qira prej 3 vitesh. "Grupi hetimor nga keqyrja e kufomes nuk ka konstatuar shenja dhune ne trupin e viktimes, ndersa u gjeten gjurme alkooli", sqaroi policia.
Nga deklarimet e marra nga bashkeshortja e 41-vjecarit dhe e banoreve te ketij fshati, rezultoi se Arben Demaj kohet e fundit konsumonte pije alkoolike ne sasi te medha dhe vuante nga gjendja depresive. "Shkaku i vetevrasjes dyshohet se eshte konsumimi i tepert i alkoolit, si dhe gjendja depresive e theksuar kohet e fundit", thane burimet zyrtare, duke rrezuar cdo dyshim tjeter pas autopsise dhe keqyrjes se trupit, per shenja dhune.
Nga hetimet e kryera rezulton se i ndjeri punonte si coban me bagetite e banoreve te fshatit Grapsh ne Dropullin e Poshtem dhe jetonte me qira se bashku me familjen e tij ne nje shtepi te vjeter ne kete fshat. Dyshohet se gjendja depresive e viktimes mund te kete ardhur edhe per shkak te jetes larg te afermve, kushteve ekonomike dhe paqartesise per te ardhmen e familjes. Dosja hetimore i ka kaluar po diten e djeshme prokurorise, kurse veprimet u kryen per vepren e "shkaktimit te vetevrasjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›