E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zjarr në kodrat e Levanit, digjen 10 ha pyje

Zjarri i rënë prej orës 16:00 ka djegur rreth 10 hektarë pyje ndërsa flakët rrezikojnë edhe 2 banesa që ndodhen pranë vatrës. Zjarrfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer. 

FIER- Një zjarr i fuqishm ka përfshirë prej rreth një ore kodrat e Levanit në Fier. Zjarri i rënë prej orës 16:00 ka djegur rreth 10 hektarë pyje ndërsa sipas të dhënave nga vendngjarja mësohet se flakët rrezikojnë edhe 2 banesa që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje por e kanë të pamundur ndëryrjen për shkak të terrenit të thyer. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa dyshimet e para të cojnë në një zjarrvënie të qëllimshme.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›