E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry: Kam mision të dyfishtë


Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka thënë se ai është në mision të dyfishtë, të fitojë dy trofe me Chelsean dhe Kupën Botërore me kombëtaren Angleze.

Blutë sot do të përballen me Interin në Giuseppe Meazza, dhe Terry është i bindur se ekipi i tij do të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

"Tani jam në mision dhe asgjë nuk do të më hutojë. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën me Chelsean dhe të ndihmoj Anglinë në Kupën Botërore".

"Nuk jam i turpëruar ta them, nuk do të jem John Terry nëse do të ndjehesha më ndryshe. Luaj me zemër, jemi ende pastër në krye të tabelës dhe dua të udhëheq ekipin të shkëlqejë në San Siro", ka thënë Terry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›