E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: Dua më shumë tituj

Në një intervistë për “uefa.com” Mesi theksoi se nuk dëshiron kurrsesi të ndalet kur vjen fjala për të fituar tituj. “Ne kemi bërë histori, por nuk dëshirojmë të ndalemi pas gjithë këtyre titujve. Kemi ekip të mrekullueshëm dhe të gjithë e dimë se mund të arrijmë akoma më tepër”, pohoi 22-vjeçari.

Por më parë katalanasit duhet të kalojnë pengesën që mban emrin Shtutgart: “Ekipet gjermane kanë qenë gjithnjë të vështira. Historia e përballjeve ndaj gjermanëve flet për ne dhe do të futemi për ta fituar këtë ndeshje, për ta pasur më të lehtë në takimin e kthimit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›