E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami lëvdon lojën e Faubert


Valon Behrami ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Julien Faubert për formën e treguar këtë sezon me West Ham United.

Kosovari ishte në listën e golashënuesve së bashku me Faubert në fitoren e vikendit ndaj Hull Cityt, edhe pse ata u mposhtën mbrëmë nga kampioni në fuqi i Premier Ligës, Manchester United.

"Jam shumë i lumtur. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer në disa muajt e fundit. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe shpresoj, me paraqitjet e tij, të udhëtojë në Kupën Botërore me Francën", ka thënë Behrami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›