Ronaldo i sigurt: Do ta kalojmë Lionin
Në një intervistë për faqen e Realit në Internet menjëherë pas suksesit tenistik të së shtunës me Vijarealin (6-2), Ronaldo u shpreh: “Të gjithë jemi të lumtur për këtë sukses. Të gjithë prisnin një përgjigje dhe ne e dhamë. Kjo fitore na rrit vetëbesimin dhe jam i sigurt se do të na ndihmojë edhe ndaj Lionit në Champions”.
Duke qëndruar te disfata në “Gerland” në takimin e parë, “CR9” shtoi: ”Ajo ndeshje i takon të shkuarës. Janë gjëra që ndodhim dhe duhet të mësojmë prej tyre. Sot (të shtunën) luajtëm një futboll të mrekullueshëm dhe nuk duhet të mendojmë për atë që ndodhi në Francë. Jam i sigurt se në ndeshjen e kthimit do të kualifikohemi dhe do ecim më tej”.