Sevilla shkarkon Marcelinon

Sevilla ka shkarkuar trajnerin Marcelino pas humbjes 1-0 nga Villarrealit ë dielën. Klubi andaluzian ka tubuar vetëm, dy pikë nga pesë ndeshjet e fundit në La Liga dhe ka rënë në pozitën e 11-të në tabelë me 26 pikë nga 21 ndeshje.
Marcelino kishte marrë drejtimin e Sevillas në fillim të sezonit dhe bëri një fillim të mbarë duke qëndruar i pamposhtur për nëntë ndeshje.
Por, skuadra ka hyrë në seri negative së fundmi dhe kjo kushtoi me shkarkimin e tij. Sevilla ende nuk ka emëruar zëvendësuesin.