Turqia mirëpret Kosovën në forumet rajonale

Ministria e Jashtme e Turqisë përmes një komunikate thotë se mirëpret marrëveshjet e arritura me 24 shkurt në përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale dhe menaxhimin e integruar të kufirit në negociatat e lehtësuara nga BE-ja mes Beogradit e Prishtinës.
Turqia ka përgëzuar qeveritë përkatëse për qëndrimet e tyre fleksibile. ”Ne i konsiderojmë këto marrëveshje si një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.
Në komunikatë thuhet se Turqia ka mbështetur përfaqësimin e drejtë te Kosovës në forumet rajonale. ”Ne besojmë se me këtë marrëveshje Kosova ka bërë përparim në integrimin e saj me strukturat euro-atlantike dhe mirëpresim që Kosova do të marrë pjesë në forumet rajonale”.