E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet 5 ballë në Kavajë

 

KAVAJE – Tërmeti i radhës tronditi rreth orës 10:30 të paradites së djeshme banorët e Kavajës, duke u ndjerë deri në qytetin e Durrësit. Sipas sizmiologëve, lëkundjet arritën një intensitet prej 5 ballë, në epiqendrën e tërmetit, 2 km në juglindje të qytetit të Kavajës. Banorët e zonës janë përfshirë nga paniku, ndërsa në Durrës lëkundjet ishin më të lehta. Gjatë ditës së djeshme nuk u raportua zyrtarisht për dëme që mund të jenë shkaktuar nga tërmeti. Që prej 6 shtatorit, kur një tërmet 7.2 ballë tronditi vendin, sipas sizmiologëve, mbi 200 të tjerë më të lehtë janë regjistruar. Epiqendrat kanë qenë kryesisht në zonën e Peshkopisë, duke lënë në panik banorët që ende nuk kanë gjetur strehë pas tërmetit të 10 ditëve më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›