E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini në Tiranë për të kontrolluar e sugjeruar

Mishel Platini më 11 nëntor do të vizitoj për të pestën herë Tiranën. Burime zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë konfirmuar se presidenti i UEFA-s, muajin e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në kryeqytetin shqiptar për herë të parë me statusin e presidentit të organizmit më të lartë të futbollit evropian. Vizita e tij e fundit ka qenë në nëntor të vitit 2006-të, gjatë fushatës zgjedhore për postin e presidentit, ku Shqipëria (FSHF dhe presidenti Armand Duka) i dhanë votën dhe mbështetjen e plotë. Në këtë vizitë në vendin tonë, presidenti i UEFA-s, do të shoh më nga afër projektet e FSHF-së për futbollin tonë, por, përveç vizitës dhe sugjerimeve për këto projekte, të cilat do të diskutohen me krerët më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, në axhendën e tij të vizitës në Tiranë, Mishel Platini do të ketë të programuar takime edhe me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, me të cilin pritet të diskutojë për marrëdhëniet shtet-federatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›