Mashtrimi te Sampdoria, tetë muaj burg për Xhuzepe Dosenën
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhuzepe Dosena, është dënuar me tetë muaj burg dhe 600 mijë euro gjobë (nga Gjykata e Shkallës së Parë). Italiani, që në vitin 1982 ka fituar Kupën e Botës si lojtar me "axurrët", është gjetur fajtor se ka tentuar të mashtrojë industrialistin Rikardo Garrone dhe bankën e "San Xhorxhos" në procesin e shitjes së Sampdorias, klub që në atë periudhë i përkiste familjes Mantovani. Në vendimin e tij, gjykatësi Kardino ka shpallur fajtorë edhe tre të pandehur të tjerë: Antonio Pane, Mauro Galiardi dhe Andrea Stanji. Dënimi për ta ishte një vit burg dhe 900 euro gjobë për secilin. Dëmtimet, për të cilat katër personat e dënuar do t‘i paguajnë biznesmenit Garrone, do të vendosen veçmas nga Gjykata Civile.
Shqipëria - Bepe Dosena erdhi në krye të përfaqësueses kuqezi në vitin 2005. Aventura ishte e shkurtër, sepse pas dy ndeshjeve me Zvicrën dhe Rusinë, ai vendosi të "arratiset" për të marrë drejtimin e stolit të përfaqësueses së Libisë. Largimi në mes të natës, porsi një hajdut, ndodhi pasi kishte marrë 100 mijë euro nga arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, prej kërcënimeve se çështja do të shkonte për shqyrtim te FIFA, ai ktheu mbrapsht 70 për qind të shumës (e thënë me shifra 70 mijë euro). Ky episod flet më së miri për personazhin Dosena, që, pasi tentoi të vidhte përfaqësuesen shqiptare, ka bërë të njëjtën gjë edhe me klubin e Serisë A, Sampdoria.
Reagimi - Çuditërisht, vetë Dosena e ka pritur me "sportivitet" lajmin për dënimin me tetë muaj burg. "Jemi ende në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe nuk jam dënuar me vdekje. Për fat të mirë, sistemi italian më lejon që të apeloj vendimin". Ky ishte komenti i tij për vendimin, ku ish-trajneri akuzohet për mashtrim. Dosena nuk ishte i pranishëm në gjykatë, pasi ndodhej jashtë qytetit të Xhenoas, por tha: "Ky është vetëm raundi i parë, që është fituar nga kundërshtari im. Me shumë durim pres që apeli im të merret parasysh. E theksoj që jam i qetë, edhe pse kjo situatë nuk është e pëlqyeshme për familjen time".