E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çlirimi, ne prag te shperberjes

Drejtuesve te FK Clirimi u dukej se, fillimi i fazes pergatitore do te garantonte stabilitet e vijueshmeri pozitive, madje qe menduar se me kalimin e diteve gjithcka do te ndryshonte gjithnje e per me mire. Por, mesa duket nuk ishte e thene, qe ecuria e Clirimit te mos kishte probleme. Keshtu, para pak me teper se nje jave grupi i futbollisteve iu nenshtrua stervitjes me mendimin se, numuri i atyre qe do te frekuentonin seancat do te rritej. Por, nuk ka ndodhur keshtu, cuditerisht brenda ketij harku kohor ai eshte shperbere. Pra, edhe ajo lloj kenaqesie, qe u dhuroi fansave te skuadres ai angazhim i clirimtareve ne stervitje tashme eshte shuar si te qe nje flakez kashte, gjithsesi shpresohet per nje rikthim te mundshem te futbollisteve cilesore, qe per ironi te fatit sterviten ne fusha te tjera me mendjen se nje dite serish drejtuesit e komunes Qender do te behen te gjalle, dhe do t'u dergojne nga nje "cerre" ne celular. Eshte vertet per te ardhur keq, qe keta futbolliste gjithe pasion e perkushtim per t'u stervitur u ndeshen me indiferentizmin e komunareve, dhe perfundimisht duke pare se askush nuk po e vinte ujin ne zjarr u larguan. Braktisja prej tyre ka bere qe tashme Clirimi t'i ngjasoje nje "oazi" qe perdite thahet e tkurret. Tashme numuri i futbollisteve, qe ka skuadra ne dispozicion nuk kalon as gishterinjte e njeres dore. Mosmbajtja e pergjegjesise e atyre qe kane ne duar fatet e futbollit ne kete treve myzeqare e ne vecanti mosperkushtimi i komunes Qender, qe padyshim krahas detyrave te tjera e ka per obligim te interesohet dhe te punoje ne cdo kohe per mbarevajtjen e skuadres se futbollit, ashtu sikunder perkujdesjet per sektoret e tjere, qe ata kane ne vartesi. Duke u perballur me kete realitet kolapsi, ku ndodhet Clirimi, edhe pse nuk e beson te shkon mendja tek rreziku i mospjesemarrjes se skuadres ne kampionatin, qe po troket ne dere. Dhe gjasat jane te shumta qe te ndodhe keshtu, ngaqe deri tani nga drejtuesit e komunes Qender nuk ka asnje shenje interesimi e perkujdesje per Clirimin. Pra situata duket, qe ka mberritur ne nje moment teper kritik, aq sa shume nga dashamiresit e kesaj skuadre, perfshi edhe specialiste, te cilet nuk duan te identifikohen nepermjet prononcimeve te tyre na shprehen shqetesimin e thelle qe ndjenin. "Keto dite, thane disa prej tyre, kreret e komunes Qender kane premtuar se, gjitcka do te ece sipas nje programi te detajuar mire. Por, eshte per te ardhur keq sepse, nga ana e tyre serish ende nuk eshte bere asnje hap pozitiv. Aktualisht Clirimi ndodhet ne meshire te fatit, ngaqe cdo dite e me shume po e shkaterron mungesa e finances dhe indiferentizmi i drejtuesve te komunes Qender".

Fadil Shehu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›