Mbyllja e Tufines. Te blihet toke ose varreze murale
Varreza e Tufinës ka kapacitet edhe për 4- 5 muaj. Kështu shprehet për AS, drejtori i Shërbimeve Funerale pranë bashkisë Tiranë, Pal Docaj, i cili thotë se situata është mjaft kritike. Ai shprehet se ka patur propozime, por asnjëherë nuk u arrit një konsensus me pushtetin qëndror.
“Nuk është zgjidhje të marrësh nga 5 mijë metër tokë për të blerë që është një kosto shumë e madhe, plus infrastruktura e varrezave që nga 5 mijë metër ngelin 2400 metër pjesë e shfrytëzueshme që është e barabartë me 3-4 muaj dhe nuk është zgjidhje. Bashkia nuk ka fuqi për të marrë mbi 5 mijë metra tokë, por dhe në këtë rast duhet miratuar nga pushteti qëndror. Megjithëse i kanë të gjitha dokumentat nga bashkia në ministri, s’kanë pasur kohë të ligjërojnë tokë”- thotë Docaj.
Drejtori i Shërbimeve Funerale thotë se varrezat murale apo blerja e një sipërfaqe të madhe toke do të ishte një zgjidhje.
“Shqërngulja e varrezave jashte Tirane kut oka është në pronësi të shtetit dhe shteti ka të drejtë tia japë bashkisë, bëhet fjalë për një zgjidhje 20- vjeçare që do t’i shërbejë gjithë komunitetit. Investimi që bën bashkia janë dhe varrezat murale”- thotë Docaj.
Ne Tufinë hapen 3000 mije varre në vit. Kjo shifër ka bërë që të zihen edhe ato 5 mije metra tokë që ishin në dispozicion në fillim të vitit, kjo për faktin se me mbylljen e varrezës së Sharrës trupat e pajetë kanë gjetur prehje në këtë varrezë.
Edlira Sulejmani