E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e militantit ne pranga 21-vjecari Ristani

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë nga një përplasje ne Komunen e Parisit ngjarje kjo e cila ndodhi pak minuta para hapjes se fushates se Partise Socialiste. Autori i dyshua i plagosjes se 16- vjecarit Ali Doci është Arbër Ristani, 21- vjeç ndersa kapja e tij u be në afërsi të rrugës "Margarita Tutulani" në kryeqytet.

”Autori, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, pas një grindje të çastit, dyshohen të jenë autor të plagosjes me thikë të 16 vjeçarit Ali Shkëlqim Doçi të ndodhur dy ditë më parë, në afërsi të Qëndrës “Kristal” në Tiranë. Ndaj 21 vjeçarit Arbër Ristani, u mor masa e arrestit në flagrancë” tha zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

Nje dite me pare Partia Socialiste akuzoi Policinë e Shtetit se ka shtrembëruar të vërtetën, dhe se ka manipuluar incidentin e ndodhur pasi sipas tyre ngjarja kishte motive elektorale. Sipas deputetit socialist, Erion Brace, Arbër Ristani nuk është autori i plagosjes pasi me viktimën ata ishin miq shtëpie. Brace shkoi dhe më tej kur e quajti “turp” të policisë arrestimin e 21 vjecarit, dhe shoqërimin në polici të 8-9 djemve të rinj, simpatizantë të PS.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›