E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnaze, nis regjistrimi paraprak

Sipas rregullores se re, nxenesit jane te detyruar te zgjedhin shkollen e mesme brenda zones se banimit

Fare afer mbylljes se vitit shkollor, nxenesit e klasave te nenta kane nisur procesin e perzgjedhjes se gjimnazit ku do te kryejne shkollen e mesme (gjimnazin) si dhe lendet me zgjedhje. Cdo element eshte i lidhur me njeri-tjetrin, pasi kete synon edhe formulari i shperndare per cdo nxenes qe pret te hyje ne provimet e lirimit.

Perzgjedhja

Keshtu, planifikimi i shkolles se mesme qe do te ndjeke nxenesi ne perfundim te arsimit te detyruar, ne ndryshim nga vitet e kaluara, ka nisur me heret se pergatitjet per vitin e ri shkollor. Drejtorite e shkollave kane shperndare per nxenesit formulare, ne te cilet ata vete fillimisht duhet te percaktojne llojin e shkolles se mesme qe deshirojne te ndjekin. Dallimi do te jete vetem per gjimnazet, ku nxenesi eshte i detyruar te zgjedhe shkollen e mesme brenda zones se banimit, ndersa per vazhdimin e arsimit te mesem ne shkollat profesionale, ky kriter nuk vlen. Nje nga hallkat qe lidh nxenesin me gjimnazin ku ai do te vazhdoje arsimin e mesem eshte Formulari per lendet me zgjedhje ne klasen e 10-te. Nxenesi eshte i detyruar qe ne perfundim te klases se 9-te te plotesoje Formularin ku ndodhen lendet me zgjedhje qe ka deshire te mesoje ne vitin e pare gjimnaz, gje qe e detyron ate automatikisht te jete i lidhur me gjimnazin qe ka zgjedhur dhe te mos kete mundesi te ndryshoje preference ne castet e fundit te regjistrimit ne arsimin e mesem.

Kriteret

Fakti qe je nxenes shume i mire, nuk do te thote qe gjithmone ke te drejte te zgjedhesh edhe shkollen me te mire ku kerkon te zgjerosh me tej dijet e marra. Do te ndodhe pikerisht keshtu ne vitin e ri shkollor qe do te nise ne muajin shtator ne arsimin 3-vjecar te mesem. Nxenesit te cilet perfundojne shkelqyeshem arsimin 9-vjecar dhe qe kane pretendime per nivelin e gjimnazit qe kerkojne te ndjekin, nuk do te kene te drejte te shkojne aty ku ata deshirojne. Ne vitin e ri shkollor, deshira do te lihet menjane dhe gjithcka do te varet nga pozicioni gjeografik ne te cilin ndodhet shkolla ku nxenesi ka perfunduar arsimin e detyruar. Zona ku eshte vendosur shkolla 9-vjecare do te percaktoje edhe shkollen e mesme ku nxenesi do te vazhdoje arsimin e mesem. Nese nje nxenes perfundon arsimin e detyruar ne shkollen 9-vjecare "Androkli Kostallari", ai do te kete mundesi te vazhdoje arsimin e mesem vetem ne dy gjimnaze qe perfshihen ne zonen ku ka perfunduar arsimin baze, konkretisht ose ne gjimnazin "Abdulla Keta" ose ne te mesmen e bashkuar Farke. E njejta gje do te ndodhe edhe me nxenesit e tjere te cilet perfundojne kete vit arsimin e detyruar.

Planifikimi

Te gjithe nxenesit po i nenshtrohen planifikimit qe po pergatit Drejtoria Arsimore Rajonale, e cila nepermjet nje udhezimi te leshuar ne drejtorite e shkollave, ka kerkuar qe te gjithe nxenesit ku perfshihen edhe ata qe nuk deshirojne te vazhdojne arsimin e mesem, te plotesojne paraprakisht nje formular.

Profesionalet

Ne kurrikulen me zgjedhje, nxenesi do te mund te zgjedhe lende profesionale, te cilat do t'i sherbejne atij me pas jo vetem ne zgjedhjen me te mire te deges se arsimit te larte, ku kerkon te vazhdoje, por edhe ne tregun e punes per nje kohe te mevonshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›