E Hënë, 2 Nëntor 2026

KESH, tender 55 milionë euro për të blerë energjisë e 2005

14/12/2004  KESH ka vënë në dispozicion të blerjes së energjisë nga importi plot 55 milionë euro, duke shpallur të hapur tenderin ndërkombëtar për herë të tretë. “Kjo është hera e tretë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare organizon një tender të hapur ndërkombëtar për blerjen e energjisë elektrike për vitin 2005”, ka bërë të ditur KESH. Në muajt shtator dhe dhjetor të këtij viti, “Pavarësisht nga shtyrja e njëpasnjëshme e tenderave, muajt nëntor dhe dhjetor të këtij viti rezultuan tepër të lagësht, çka do të thotë se KESH-i e rriti prodhimin e energjisë në vend deri në 18 milionë kilovatorë, duke i përballuar thuajse tërësisht vetë nevojat e vendit për energji e, sigurisht, duke kursyer një fond të konsiderueshëm”, bën të ditur zëdhënësja e KESH–it.

Sipas të dhënave, humbjet e energjisë elektrike, të shkaktuara nga amortizimi i gjatë i rrjeteve të transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe nga vjedhjet e energjisë elektrike, kanë ardhur në ulje gjatë pesë viteve të fundit. Në uljen e nivelit të humbjeve kanë ndikuar investimet e bëra në sistemin elektroenergjetik shqiptar në 5-vjeçarin e fundit, si dhe puna e bërë nga KESH-i për të përmirësuar performancën financiare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›