E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biznesi dhe bankat nuk merren vesh për kreditë

14/12/2004  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka shfrytëzuar një takim pune me përfaqësuesit e biznesit, për t’i kërkuar më shumë transparencë të aktivitetit të tyre kur paraqiten në dyert e bankave për kredi“. “Orientimi i drejtë për vendimmarrjen e duhur, për një institucion siç është Banka e Shqipërisë, kërkon një informacion të gjithanshëm, ndërmjet të tjerash edhe mbi ecurinë e prodhimit, gjendjen e punësimit, pritshmëritë dhe ndjesitë që biznesi ka për të ardhmen, e për një sërë treguesish të tjerë që lidhen me aktivitetin ekonomik në rang vendi“, është shprehur Fullani. Ndërkohë duket se tema e kreditimit të biznesit, ka patur një opinion të kundërt nga ana kryetarit të Dhomës së Tregtisë, i cili ka patur pretendimin se bankat janë shumë burokratike dhe qarkullimi i parave cash janë që bizneset të mos i drejtohen bankave për kërkesat e tyre. “Besoj se nuk përbën sekret për asnjërin nga ne fakti që, ky informacion është i rrallë, duke bërë që shumë herë vendimmarrja jonë të jetë jo aq efektive sa duhet dhe jo në përputhje me mundësitë e Bankës së Shqipërisë“, është shprehur Fullani. Nga ana tjetër, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë,

Luan Bregasi, tha se “BSH-ja duhet të jetë më aktive në luftën kundër ekonomisë informale dhe qarkullimit të parave cash dhe të krijojë një klimë besimi me biznesin, në mënyrë që ato të punojnë me bankat”. Për Bregasin, “marrëdhëniet me Bankën e Shqipërisë dhe, në përgjithësi, me sistemin bankar, biznesi e konsideron si "oksigjen" të përditshëm, që ushqen jo vetëm rritjen ekonomike të sipërmarrjes private, por edhe luan një rol të veçantë në rritjen

dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit“, u shpreh Bregasi. Guvernatori Fullani ka kujtuar në fjalën e tij, se në një ambient të stabilizuar ekonomik, ku norma e inflacionit është e ulët, për biznesin është më e lehtë të merren vendime të rendësishme. Fullani ka justifikuar institucionin e tij për nivelin e lartë të ekonomisë informale, duke deklaruar se po ndërmerren të gjitha hapat e duhur për të ndalur qarkullimin e lirë të lekut jashtë kanaleve bankare. “Hapi i parë në këtë drejtim ka qenë pagimi i rrogave të një pjese të institucioneve publike nëpërmjet llogarive bankare, ndërkohë që shërbimi me karta krediti, jo vetëm që do të kontribuojë në reduktimin e cash-it në ekonomi, por qëllimi final i tij mbetet ulja e ekonomisë informale“, është shprehur Fullani në lidhje me këtë çështje. Për Fullanin ka qenë kjo arsyeja për të cilën ka kërkuar dhe ndihmën e biznesit, duke i konsideruar si një dritare e vlefshme informimi, që do të ndihmonte shumë në arritjen e konkluzioneve më të sakta me zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›