E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ben Blushi:Ky buxhet i krijon më shumë pavarësi bashkive

14/12/2004  “Buxheti i parashikuar për vitin 2005, do të ndikojë pozitivisht në procesin e decentralizimit si dhe në rritjen e standardeve të shërbimeve që i ofrohen komunitetit. Gjatë vitit 2004 është rritur niveli i arkëtimeve dhe të të ardhurave të pavarura. Vetëm në vitin 2004, raporti i të ardhurave ishte 65% nga taksat vendore dhe 35% subvencione në formë grantesh nga qeveria, ndërkohë që në vitin 2002 ky raport ishte 28% me 72%. Kjo rritje e të ardhurave nga taksat ishte një premisë për decentralizimin e këtij pushteti. Gjatë këtij viti, qeveria ka dhënë një fond prej rreth 7.3 miliardë lekë në formë grantesh për komunat dhe bashkitë. Ndërkaq janë marrë masat që bashkitë gjatë 2005-ës të kenë mundësi të zbatojnë vetë projektet e ndërtimit të shkollave, spitaleve, çerdheve, apo dhe klinikave, duke përdorur paratë për investime të parashikuara në Buxhetin e Shtetit për Ministrinë e Arsimit ose të Shëndetësisë. Projekti pilot i filluar në Bashkinë e Tiranës, do të shtrihet në të gjitha bashkitë e tjera, duke shpresuar se do të jetë i suksesshëm dhe bashkitë do të jenë në gjendje të mirë menaxhojnë burimet e tyre për të rritur investimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›