E Diel, 1 Nëntor 2026

Tetë plumba ndaj Mevlan Shanajt, regjisori: Tmerr për familjen

SHTEPIA E FAMILJES SHANAJ NE TUSHEMISHT TE POGRADECIT

Pogradec, 8 plumba drejt shtëpisë së Mevlan Shanajt

Tetë plumba shtëpisë së aktorit dhe regjisorit të njohur Mevlan Shanaj. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga plumbat e pistoletës, të cilët kanë përfunduar në muret e banesës së familjes Shanaj, në zonën e Tushemishtit në Pogradec. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, por policia dhe vetë Shanaj e bënë publike ditën e djeshme. Autori është identifikuar dhe arrestuar rreth 20 orë më vonë. Ai është shtetasi Adrian Hoxhallari, fqinji i Shanajt, biznesmen i njohur në qytet. Vetë aktori Shanaj, pas kësaj ngjarjeje, ka thënë se në drejtim të banesës së tij është qëlluar 8 herë me armë zjarri në shenjë kanosjeje. Aktori i njohur nuk ka qenë në banesë në momentin që ka ndodhur ngjarja, pasi po parkonte automjetin e tij, ndërsa 41vjeçari, Adrian Hoxhallari, ka qëlluar në drejtim të banesës. Aktori është shprehur një ditë më pas se është tepër i tronditur, pasi, sipas tij, mes agresorit dhe familjes kishte marrëdhënie të mira fqinjësie, të cilat zgjasin prej vitesh. Nuk e kuptoj sesi ka ndodhur, unë dhe familja ime jemi tepër të tronditur. Jemi vendosur para një situate të cilën ende nuk e kuptojmë. Deri më sot unë nuk kam pasur me të asnjë konflikt dhe aq më tepër pronësie. Gjithë familjarët e mi, fëmijët së bashku me nipërit dhe mbesat ndodheshin brenda në banesë, ndërkohë që unë isha në makinën time. Autori nuk më pa mua, por duke lëvizur me mjetin e tij, nxori armën nga dritarja dhe qëlloi në drejtim të shtëpisë, sqaroi versionin e tij Shanaj. Pasditen e së hënës, Policia e Pogradecit arriti që të identifikonte vendndodhjen e 41-vjeçarit Hoxhallari, duke e arrestuar atë në një fshat rreth 3 orë larg nga qyteti. Policia tha se Hoxhallari ishte strehuar në fshatin Hosnat të komunës së Buçimasit, në një banesë qe e kishte në pronësi gjyshi i tij. Pas këtij arrestimi, të kryer me akuzat e kanosjes, armëmbajtje pa leje, si dhe prishje të rendit e qetësisë publike, autoritete të Policisë rajonale të Korçës sqaruan, duke iu referuar hetimeve, se ngjarja që i ndodhi aktorit të njohur, Mevla Shanaj, erdhi si pasojë e një konflikti të çastit me fqinjin e tij. Sipas hetimeve të Policisë, kanosja me armë e artistit të njohur të kinematografisë ndodhi për shkak të parkimit të mjetit të tij në një rrugicë që ndodhet midis banesës private të Shanajt dhe hotelit që ka në pronësi 41-vjeçari, Hoxhallari. Ky i fundit, duke qenë edhe në gjendje të dehur, pas grindjes së momentit me fqinjin e tij ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës. Sipas Policisë, plumbat kanë qenë më shumë në shenjë kërcënimi, pasi ato nuk janë drejtuar në pjesën e ambienteve ku banon familja Shanaj gjatë pushimeve në këtë qytet, por në pjesën e sipërme të saj, atë të çatisë. Sidoqoftë, nga ana e policisë ky konflikt është konsideruar si një kanosje serioze ndaj artistit Shanaj dhe familjes së tij dhe pavarësisht reagimeve të të dëmtuarit një ditë pas ngjarjes, është vënë në kërkime intensive për kapjen e autorit.

Vajza dhe dhëndri erdhën nga Amerika

Kur nipërit dhe mbesat mbushin shtëpinë, është gjithnjë një gëzim i madh për gjyshërit. Aq më tepër kur ata jetojnë larg dhe dashurisë i shtohen edhe doza të forta malli. Kjo ndodhi edhe me çiftin Mevlan Shanaj- Natasha Lako, të cilët ishin vendosur të veronin në vilën e tyre në Pogradec, bashkë me të bijën, dhëndrin dhe dy fëmijët e vegjël të tyre. Hera, e bija e dy artistëve, u bënë vite që jeton jashtë. Ajo është e martuar me një shtetas amerikan, Sandër Bërns, dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prania e tyre gjatë ngjarjes së të dielës mbrëma, kur fqinji i tyre qëlloi shtëpinë me 8 plumba pistolete, e bëri edhe më të komplikuar çështjen. Ishte frika për jetën e rrezikuar, më së shumti e dy të vegjëlve, të cilët u gjendën fare pranë dritares gjatë momentit të të shtënave. “Ishte fat që i kishim dritaret e mbyllura”, tregon Natasha Lako, teksa thotë se njëri prej fëmijëve bënte 1 vjeç. Nga ana tjetër, veç tragjedisë njerëzore, nuk do të kishte kaluar aq lehtë fakti që një ndër të rrezikuarit me jetë ishte një shtetas amerikan. Nuk ka qenë e lehtë për dhëndrin amerikan, i cili dje nuk ka dalë nga shtëpia, të përballet me një situatë të tillë, që për të padyshim është absurde

Familja Hoxhallari

Fjalët e Shanajt, se me fqinjët kishte marrëdhënie të mira, i ka konfirmuar i ati i autorit që qëlloi me armë. Vetë Mevlan Shanaj pohoi se pak momente pas ngjarjes, babai i autorit ka mbërritur në shtëpinë e tij duke u interesuar për gjendjen e familjes, duke e quajtur tronditëse çfarë kishte ndodhur. Familja Hoxhallari ka në pronësi një lokal dhe hotel në zonën buzë liqenit të Pogradecit dhe janë të njohur për këtë aktivitet në qytet.

POGRADEC/ DHORJELA DEMKOLLI

Shanaj: Tmerri që kaloi familja ime pas atentatit

Mevlan Shanaj, dje në Pogradec

“Nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e kuptoj pse arriti deri në këtë veprim”. Kështu shprehet aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj, pas ngjarjes së ndodhur në shtëpinë e tij të pushimit në Pogradec, ku si pasojë e një atentati u vu në rrezik jeta e familjarëve të tij.I indinjuar, aktori nuk arrin të kuptojë se si mund të qarkullohet në këtë vend i lirë, me pistoletë në brez dhe policisë i duhet gati një ditë kohë për ta kapur këtë njeri. Ishte ora 20:15 e ditës së diel, kur mbi shtëpinë e familjes Shanaj, e cila gjendet gati në buzë të liqenit të Pogradecit, u derdhën 8 plumba pistolete. Në atë moment, Shanaj nuk ndodhej në shtëpi dhe ishte e shoqja, skenaristja Natasha Lako, së bashku me të bijën dhe dhëndrin, që përjetuan gjithë tmerrin. Në shtëpi gjendeshin edhe dy fëmijët e vegjël të së bijës, rrezikimi i jetës së të cilëve e ka bërë edhe më dramatike situatën. Të kontaktuar gjatë ditës së djeshme, përpara kapjes së autorit të ngjarjes, dy artistët kanë shprehur habinë e tyre mbi gjithë këtë histori e duke i mëshuar faktit që nuk kanë asnjë konflikt me autorin, i cili është edhe fqinjë i tyre, përkundrazi ata thonë se kanë pasur marrëdhënies shumë të mira me familjen e tij. Dy ishin shkaqet që u përfolën dje, që mund të kenë shtyrë autorin Adrian Hoxhallari të qëllojë 8 herë drejt shtëpisë së Shanajve: një zënkë parkimi dhe një për zonën e rërës. Aktori dhe regjisori Shanaj ngul këmbë që nuk është aspak e vërtetë një gjë e tillë. “Unë jam aktor, nuk merrem me hunj gardhi”, tha ai për gazetën “Panorama”. Ndërsa bashkëshortja e tij, Natasha, thotë se nëse është e vërtetë që një debat për parkimin mund të çojë në këtë rezultat, atëherë historia bëhet edhe më absurde. Deri në momentin e arrestimit të Hoxhallarit nga Policia e Pogradecit, artistët janë ndierë të pasigurt për jetën e familjes së tyre, duke u shprehur se autori mund të kthehej sërish për të çuar deri në fund “misionin” e tij. “I bëj apel shtetit për mbrojtje të jetës!”, tha Lako. Edhe pas arrestimit të Adrian Hoxhallarit, Shanaj u shpreh se nuk mund të thotë asgjë të re në lidhje me shkaqet e ngjarjes. “Nuk ka asnjë arsye”, tha ai, duke shtuar se tanim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›