E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: “Vullneti i zgjedhësve është lexuar plotësisht”

11-07-2011 / Gazeta 55

Sipas Wollfarth i gjithë ky proces duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime në të ardhmen nga e gjithë klasa politike shqiptare në mënyrë që gjërat të bëhen në një kohë sa më të shpejtë. Është e rëndësishme që mësimet e nxjerra nga zgjedhjet e 2009-ës por edhe ato vendore të 2011-ës të jenë axhenda e së ardhmes e klasës politike shqiptare në mënyrë që zgjedhjet elektorale të 2013-ës ta gjejnë Shqipërinë me një kod të ri elektoral dhe me një reformë totale zgjedhore.

Gjatë një interviste për televizionin Klan kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth, deklaron se “se koha ka qenë faktor i rëndësishëm në mënyrë që të arrihej dhe të përftohej një tablo e saktë e asaj dëshire që shprehën zgjedhësit shqiptarë në 8 maj”. Duke nxjerrë përfundime nga kjo, Kodi Zgjedhor mund të reformohet dhe mund të përshtatet. Më 8 maj patëm zgjedhjet vendore, në 2009-ën zgjedhje të përgjithshme. OSBE-OHDIR-i që i vëzhgoi me misione të mëdha të dyja këto zgjedhje ka dalë me disa rekomandime për zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe brenda korrikut presim edhe rekomandime të mëtejshme lidhur me zgjedhjet vendore. Ndër to mund të përfshihet edhe shpejtësia e procesit, por përveç faktorit kohë saktësia dhe transparenca janë shumë të rëndësishme, pra do të ketë patjetër disa pika që do të rishikohen. Një tjetër pikë shumë e rëndësishme është që dhe partitë politike të kenë vullnetin politik për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. Ky ishte rekomandimi  numër 1, i zgjedhjeve parlamentare të kaluara dhe sigurisht është një element kyç për të pasur një proces të saktë dhe korrekt.
Eugen Wollfarth tha se transparenca në Gjyqësor është determinante. Ai deklaroi se është informuar dhe për një inspektim mbi çështjet e vitit 2007-2008 dhe një raport lidhur me këtë po i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë.
“Një çështje tjetër tepër e rëndësishme është dhe korrektësia e gjykatësve. Kjo sigurisht kërkon një vështrim të kujdesshëm ashtu si dhe shumë pjesë të tjera të jetës publike dhe të autoriteteve në Shqipëri. Ky është padyshim një kapitull shumë i rëndësishëm në përparimin e tërë sistemit të drejtësisë. Është tejet e rëndësishme në kontekst që raporti të analizohet me kujdes nga Ministria e Drejtësisë dhe pastaj të ndërmerren hapat e duhura. Ashtu si në parlament edhe për gjyqtarët imuniteti është një mbrojtje e rëndësishme për pavarësinë e tyre por mund të duhen e dhe kufij për të pasur një proces transparent, korrekt plotësisht ligjore dhe të drejtë. E gjithë kjo duhet të përfshihet në përfundimet e këtij raporti dhe të rekomandimeve që vijnë edhe nga këshilltarët dhe ekspertët e jashtëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›