Topi-Jahjaga: Do thellojmë bashkëpunimin dypalësh
OHER- Takimi katërpalësh i Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës që po mbahet në Ohër të Maqedonisë, pas atij të mbajtur në Vlorë, më 23 qershor 2009 dhe në Prizren, më 26 qershor 2010, ka nisur me takime dypalëshe mes Kryetarëve të këtyre Shteteve. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e zhvilloi takimin e parë me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Gjatë bisedës miqësore Presidenti Topi u shpreh se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm i njohur nga 76 vende dhe se njohja e saj ndërkombëtare tashmë është e pandalshme. “Pavarësia e Kosovës ka krijuar një klimë paqësore, me ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike jo vetëm në Kosovë”, - u shpreh Presidenti Topi. Gjatë bisedës, Kryetari i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e Shqipërisë për përparimin e arritur në Kosovë, konsolidimin e shtetit ligjor, demokratik e plotësisht funksional, që garanton dhe respekton të drejtat e njeriut dhe pakicave, një shteti të ri të orientuar drejt integrimeve rajonale dhe euroatlantike.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga falenderoi Presidentin Topi për vlerësimet dhe rolin e tij personal e institucional në mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të njohjes nga shtete të tjera.
Krerët e shteteve ndanë qëndrimin e përbashkët se zgjerimi i mëtejshëm e konkret i bashkëpunimit mes dy shteteve, si në nivel politik, me shkëmbime mes komisioneve parlamentare, por edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit të integruar të kufijve për lehtësim të lëvizjes së biznesit e studentëve janë të nevojshme për të dyja vendet. “’Rruga e Kombit’, e cila ka qenë një investim i jashtëzakonshëm, duhet të vihet në eficencë gjatë gjithë vitit” - theksoi Presidenti Topi.
Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga kanë vlerësuar se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve shumëpalëshe si politike, ekonomike por edhe në kuadër të aspiratës së përbashkët të integrimit në familjen e madhe euroatlantike.
(m.a/BalkanWeb)