E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetë të vdekur nga përmbytjet në Turqi

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve “Anadolli Azhans”, e cila sqaron se katër prej viktimave ishin fëmijë.

Ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e dy fëmijëve dhe babait të tyre, si dhe trupat e dy fëmijëve të tjerë nën gërmadhat e një ndërtese të shembur në një lagje të populluar në qytetin portual të Samsunit, pranë Detit të Zi.
     
Banorët gjetën në të njëjtin qytet nën gërmadhat e shtëpisë së saj trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk dihet ende.

                                                                                             2012-07-04 10:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›