E Diel, 1 Nëntor 2026

Perëndimi-Moskës: Siguroji azil politik Asadit

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ruse ''Kommersant'', e cila citon burime diplomatike ruse në kushtet  e anonimatit të kenë thënë se propozimi është bërë në Gjenevë.
    
 "Vendet perëndimore dhe veçanërisht SHBA-ja bënë përpjekje aktive për të bindur Moskën të marrë drejtuesin sirian dhe t'i sigurojnë azil politik'', theksoi e përditshmja duke cituar një burim diplomatik rus. ''Por ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi projekte për të marrë Asad në Rusi'', konfirmoi i njëjti burim.
    
 Një burim diplomatik perëndimor as nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka përgënjeshtruar  të përditshmen ''Kommersant'' për informacionet lidhur me këtë propozim që i ishte bërë Moskës./Start/

                                                                                             2012-07-04 14:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›