E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, stuhitë dhe temperaturat e larta vrasin 19 persona

Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti televiziv “CNN”, i cili njofton gjithashtu se rreth dy milionë persona vazhdojnë të jenë të privuar nga energjia elektrike.
     
"Vala e të nxehtit vazhdon në një pjesë të lindjes dhe pjesës qendrore të SHBA-së, me temperatura që arrijnë deri në tetë gradë mbi normalen'', njoftoi “Shërbimi Kombëtar Metereologjik”.
     
"Kombinuar me përqindje të lartë të lagështisë, kjo do të shkaktojë temperatura të larta që do të arrijnë deri në 40-43 gradë Celsius në vende të tilla si Minneapolis, Çikago, Kansas City dhe St. Louis", theksoi agjencia.
     
Përveç të tjerash, një stuhi e fortë që përfshiu vendin javën e kaluar ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike duke prekur katër milionë persona në fundjavë.

                                                                                             2012-07-04 12:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›