Policia franceze bastis shtëpinë e Sarkozisë

Raportet thonë gjithashtu se policia kërkoi edhe në zyrat e një firme ndjekjeje ligjore, ku Sarkozi ka aksione.
Hetimet kanë lidhje me pretendimet se Sarkozi mori financime për fushatën e vitit 2007 nga gruaja më e pasur e Francës, Liliane Bettencourt.
Sarkozi deri më tani ka mohuar të gjitha akuzat. Ai aktualisht ndodhet në Kanada, tha për “AFP”-në avokati i tij, Thierry Herzog.
Në zgjedhjet presidenciale të Majit, Sarkozi humbi përballë socialistit, Francois Hollande, ndërsa imuniteti i tij përfundoi me 16 qershor.
Bettencourt dyshohet se ka financuar fushatën e Sarkozisë me dhjetëra mijëra euro. Ndërkohë, më parë kanë qarkulluar pretendime se edhe ish-lideri i Libisë, Muamar Gadafi ka financuar fushatën e Sarkozisë./Start/F. P/
2012-07-04 13:14