E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetovë, Haradinaj shpallet “Qytetar nderi”

01-02-2013 / Gazeta 55

Titulli për avancimin e bashkëpunimit ndërshqiptar

Këshilli i Komunës së Tetovës, ka shpallur ish kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj qytetar nderi të komunës së Tetovës. Ky titull i jepet Haradinajt për kontributin e tij të madh për avancimin e bashkëpunimit ndërshqiptar dhe për përparimin e të drejtave të njeriut. Ky vendim i Këshillit komunal ka revoltuar këshilltarët maqedonas, të cilët kanë bojkotuar mbledhjen e këshillit. Ata kanë bere një deklarate të përbashkët, ku sqarojnë vendimin për të bojkotuar seancën. Ceremonia e dhënies së titullit qytetar nderi i Tetovës do të mbahet më 4 shkurt në sallën e kuvendit komunal të Tetovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›