E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetovë, Volers takim me Ahmetin

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Pol Volers do të takohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti në selinë e kësaj partie në Tetovë.
Nga BDI theksojnë se takimi është pjesë e agjendës së kryetarit me diplomatët, ku me theks të veçantë do të ketë një takim miqësor dhe informativ me ambasadorin Volers.
Nga kjo parti nuk japin detaje mbi çështjet që mund të diskutohen gjatë këtij takimi.
Kjo është vizita e radhes e ambasadorit të ri amerikan Volers në Tetovë pas ardhjes në këtë detyrë në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›