Tetove, perleshje mes shqiptareve e maqedonasve

Tre persona jane arrestuar dhe disa te tjere kane mbetur te lenduar si pasoje e nje perleshjeje te regjistruar pasditen e sotme ne Tetove, mes nje grupi shqiptaresh dhe nje tjetri te perbere nga maqedonas.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave anetaret e dy grupeve fillimisht jane perballur me nje dhune verbale, qe me vone ka degjeneruar ne fizike.
Sipas burimeve, disa nga personat ne fjale kane qene edhe nen efektin e alkoolit dhe njihen nga policia si persona problematike.
Burimet shtojne me tej se ata kane perfunduar ne pranga dhe saktesojne se te arrestuarit jane dy maqedonas dhe nje shqiptar.