E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi me stil anglez, huliganët “non grata”

www.albania-sport.com - Bashkia e Ersekës pas incidenteve Gramozi-Skënderbeu, që sollën edhe ndërprerjen e këtij takimi në minutën e 75-të pas hedhjes së gurëve në fushë, vendosi që “ultrasit” kolonjarë, që krijuan edhe tensionin në derbin juglindor të mos lejohen të hyjnë në stadium për dy vjet rresht. Gramozi në kërkim të “Fair play” të tribunave shfaqet me stil anglez: huliganët “non grata”

Fusha e Ersekës gjatë edicionit të parë të Gramozit në Kategorinë Superiore ka qenë shpesh skenë e dhunës verbale dhe fizike të tifozerisë, madje është dënuar më pare dhe dy herë të tjera për të luajtur ndeshje pa praninë e tifozëve.

Një një zyrtar i klubit (Altin Hodo goditi gjyqtarin gjatë takimit Gramozi-Vllaznia) u pezullua përjetësisht nga futbolli dhe lojtarët e tij janë përfshirë në incidente me futbollistët kundërshtarë, por dhe me gjyqtarët e takimit.

Gjithsesi, Gramozi i vendit të fundit në Superligë, do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar pasi është e vetmja skuadër shqiptare që ka luajtur kundër klubit më të shtrenjtë të planetit, Real Madrid, edhe pse flitet për vetëm një miqësore.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›