Gramozi bën histori me KupënGramozi regjistroi një sukses historik duke arritur për herë të parë në fazën çerkefinale të Kupës së Shqipërisë

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Gramozi regjistroi një sukses historik duke arritur për herë të parë në fazën çerkefinale të Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi fituesen në fuqi të këtij kompeticioni, Flamurtarin me rezultatin e përgjithshëm 2-1, në një ndeshje ku u dha një karton i kuq dhe u humb një penallti.
NDESHJA
Ndeshja e parë në Ersekë kishte përfunduar 1-0 për Gramozin (gol i Shpëtim Babajt), dhe Flamurtarit i duhej patjetër fitorja. Skuadra kolonjare e drejtuar nga vlonjati Agim Canaj i befasoi vendasit me golin e Olsi Bajollarit në minutën e 30-të. Kroati Darko Djukiç barazoi për Flamurtarin dhjetë minuta më pas, duke rihapur takimin. Bledar Lena i Gramozit u ndëshkua karton të kuq në minutën e 75-të, ndërkohë që dhjetë minuta më pas, në të 85’, Devis Mema shpërdoroi rastin më të mirë duke mos realizuar nga pika e bardhë. Mema nën presionin e tifozerisë vendase hoqi fanellën dukë u larguar nga fusha e lojës, por drejtuesit e Flamurtarit e bindën të rikthehej sërish. Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, la bankinës pas një presionit të jashtëzakonshëm mbi të nga tifozët vendas.
RRUGA
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Gramozi eliminoi Luftëtarin pas dy fitoreve: 3-1 në Gjirokastër dhe 4-1 në Ersekë, Në turin e dytë eliminoi Flamurtarin: fitoi 1-0 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Durrës. Në turin e tretë Gramozi do të përballet me Teutën. Takimi i parë do të luhet në Ersekë, më 3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt në Durrës.
Flamurtari-Gramozi 1-1 (0-1)
Djukiç 40, / Bajollari 30’
Karton i kuq: Lena 75’
Mema humbet penallti në minutën e 85-të, pret portieri Koçi
Rezultati i përgjithshëm: 1-2
Kualifikohet: Gramozi
GRAMOZI
Pjesëmarrëse: në 16 edicione
Në çerekfinale: 1 herë
Në gjysmëfinale: 0 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë
Numri i klikimeve - 11
E Enjte, 10 Dhjetor 2009