Teuta fiton ndaj Bylisit

Teuta harron shumë shpejt humbjen me Vllazninë në Shkodër, pasi arrin të fitojë përballë një kundërshtari shumë të fortë të këtyre javëve të para të Superligës si Bylisi.
Një ndeshje e tensionuar mes këtyre dy skuadrave me synimi të ngjashme në kampionatin shqiptar, megjithatë të rinjtë e drejtuar nga Hasan Lika sërish kanë arritur t’i bëjnë ball edhe një skuadre si Bylisi, të fortë e agresive.
Në pjesën e parë të pakta ishin rastet e shënimit, vec disa momentesh tensioni mes lojtarëve. Edhe pjesa e dytë ka qenë një fotokopje e së parës, ndërkohë që durrsakët arrijnë të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 72-të.
Një aksion i gjatë në zonën e Bylisit shfrytëzohet mirë nga Cota i cili në mënyrë të dhunshme e ndoshta në limitet e agresivitetit të lejuar shtyn topin në rrjetë. Ky ishte goli i vetëm i këtij takimi, ndërsa përpjekjet e ballshiotëve deri në momentin e fundit ishin të shumta, raste të cilave iu shtua edhe portieri Egbo, megjithatë rrjeta e portës së Teutës mbeti e paprekur deri në fund.
Me këto tre pikë Teuta dhe Tirana ndajnë me nga 9 pikë kreun e Superligës shqiptare pas katër javësh.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Cana: Në Firence, fitore e madhe
Megjithëse qendroi për 90-të minuta në stol, Lorik Cana shprehet i lumtur për fitoren 2-1 të Lacios në Firence. Franca, pa Benzema ndaj Shqipërisë
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dhe mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bakari Sanja, nuk do të jenë të gatshëm të zbresin në fushë për Francën të premten ndaj Shqipërisë.
Superliga, Teuta i bashkohet në krye Tiranës
Teuta i është bashkuar në krye të klasifikimit të Superligës skuadrës së Tiranës, pas arriti të fitojë ndaj Bylisit në ndeshjen mbyllëse të javës së katërt, të përfuncuar pak më parë. Ancelotti, kandidat për stolin e Arsenalit
Ish-trajneri i Çelsit, Milanit dhe Juventusit, Carlo Ancelotti, mund të shndërrohet në trajnerin e ardhshëm të Arsenalit, informon ditën e sotme e përditshmja britanike “The Guardian”. Spanja dhe Holanda, kokë grupi në Euro 2012
Spanja dhe Holanda kanë siguruar vendin në vazon e parë në hedhjen e shortit për Kampionatin Europian të futbollit, në plan për t’u zhvilluar gjatë vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.
Lajmet kryesore
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
KLSH: Nga 106 mijë biznese, vetëm 55% paguan kontribute
Kasat fiskale shtypen për procedurë
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
Itali, familja Kercher e indinjuar
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen